Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi: Nëse dialogu Kosovë-Serbi nuk ka njohje reciproke, i dështuar

schedule12:54 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:54 - 2 Nëntor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm nëse respektohet njohja reciproke.

Pas homazheve të mbajtura në Kosovë, me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, Thaçi tha nëse nuk do të kishte njohje reciproke, atëherë dialogu do të ishte  i dështuar dhe në favor të Serbisë.

“E kam theksuar se dialogu ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm, dhe i dështuar, si dhe në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, tha presidenti Thaçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!