Nuk ia lëshoi dorën nipit të vdekur: Histori prekëse nga Izmiri

schedule11:31 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:31 - 2 Nëntor, 2020

Historitë prekëse që vijnë nga Izmiri i tronditur nga tërmeti i së shtunës janë të shumta. Deri më tani numërohen 85 viktima, ndërsa vijojnë kërkimet në ndërtesat e shkatërruara.

Siç raportojnë mediat turke, sëfundmi ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat nipin dhe gjyshin e vdekur, ndërsa për fat të mirë, gjyshja doli e gjallë.

Njëri prej pjestarëve të ekipit të shpëtimit që punoi aty tregon se gjyshja nuk ia kishte lëshuar dorën prej 14 orësh nipit të vdekur që gjendej poshtë rrënojave pranë saj.

Lexo edhe: Lot gëzimi nga gërmadhat e ndërtesave në Izmir, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë pas 65 orësh

“Atij i kishte vdekur babai para katër vitesh dhe kishte ardhur për të jetuar me gjyshërit në Izmir, ku edhe humbi jetën nga tërmeti. Kjo na preku shumë”, tregon ai për mediat turke.

Më herët, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë nga ndërtesa e shkatërruar edhe një 3 vjeçare, e cila ishte aty prej 65 orësh duke rritur optimizmin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!