Rikthimi te tre pikët, Arteta tregon sekretin e fitores në “Old Trafford”

schedule21:02 - 1 Nëntor, 2020

schedule 21:02 - 1 Nëntor, 2020

Arsenali kishte humbur dy takimet e fundit në kampionat, teksa sot u rikthye te tre pikët pas suksesit 0-1 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta vlerësoi lojën e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Tentova t’i mbush me besim lojtarët dhe besoj se ia dola. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë në një fushë të vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Mendoj se e merituam fitoren. Ne bëmë pikërisht atë që kishim përgatitur përpara takimit.

U shfaqëm agresivë në pjesën e parë dhe ia dolëm të rikuperojmë shumë topa në gjysmëfushën e tyre. Në pjesën e dytë nuk e ulëm ritmin, por intensiteti ra disi. U shfaqëm solidë në mbrojtje dhe krijuam disa raste të rrezikshme në sulm“, deklaroi trajneri spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!