Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Abcnews.al mëson se vajza e mitur dhe autori i dyshuar i ngacmimit janë fqinj me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Afrim” të qytetit.
Njoftimi- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/