Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine në Turqi. Në një video të publikuar në Twitter, duket momenti kur vajza nxirret nga gërmadhat në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ndihmohet nga ekipet e shpëtimit, ndërsa sheh e hutuar njerëzit përreth. Nga ana tjetër, fatin e saj nuk e patën dy adoleshentë në ishullin Samos, Greqi të cilët humbën jetën nën gërmadhat e një godine që u shemb.
Kujtojmë se të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitutë 6.6 të shkallës Rihter në Turqi ndërsa 607 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Si pasojë e lëkundjeve u krijua edhe një mini-cunami që shkaktoi jo pak dëme. s.b/abcnews.al/