Ndodh fenomeni i çuditshëm pas tërmetit të fuqishëm në Turqi

schedule16:05 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:05 - 30 Tetor, 2020

Të paktën 4 të vdekur dhe 120 të plagosur. Ky është bilanci paraprak i tërmetit në Turqi, ndërsa një numër i madh qytetarësh dyshohet se janë ende nën rrënoja.

Izmiri u godit edhe nga një cunami fill pas tërmetit, i cili mbyti një person.

https://www.youtube.com/watch?v=MQ2UnM4tlmQ&feature=youtu.be

Ndërkohë, pak para cunamit siç duket edhe në videon që shoqëron këtë lajm, uji u tërhoq duke shkaktuar jo pak habi tek qytetarët.

Një pjesë e tyre u mblodhën në breg, ndërsa autoritetet bënë thirrje që të largoheshin prej atyre zonave pasi pritej një cunam.

Niveli i ujit u rrit deri në një metër në Izmir duke ngjallur jo pak panik tek qytetarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!