Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister ka reaguar në lidhje me votimin, ditën e nesërme të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në një postim në Twitter, Mcallister shkruan se është ekstremisht i shqetësuar që, po injorohen thirrjet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nesër votohen në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.
Postimi i plotë
“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet një mendim i Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të # Shqipërisë është caktuar për nesër.
Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive në përpjekjet për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.”
Extremely concerned that, despite national and international calls, urging to wait for an opinion of the Venice Commission, the vote for changes to the #Albania‘s Electoral Code have been scheduled for tomorrow.
— davidmcallister (@davidmcallister) October 28, 2020
Kujtojmë se të martën, kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti do të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa qenë nevoja të pritet një mendim nga Komisioni i Venecias./ Abcnews.al