Sot u zhvillua te “Poli i Drejtësisë” ceremonia e betimit të 19 gjyqtarëve të rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami u shpreh se i rëndësishëm është krijimi i besimit te publiku.
“Me rëndësi për sistemin e drejtësisë është ruajtja e figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve. Po ashtu krijimi i besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të gjithë.
Sistemi gjyqësor sot ka nevojë më shumë se kurrë sot për gjyqtarët e rinj me aftësi të larta profesionale dhe njerëzore” tha ajo. Llagami e mbylli fjalën e saj duke theksuar se presioni është ai që e bën diamantin nga qymyri.
Të pranishëm në ceremoni ishin personalitete në fushën e drejtësisë nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, etj./ db/Abcnews.al