Trump: Kosova dhe Serbia ndalën konfliktin “400-vjeçar”, tani përqafohen dhe puthen

schedule09:55 - 28 Tetor, 2020

schedule 09:55 - 28 Tetor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tubimet e tij zgjedhore viijon që të komentojë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump në fjalimin e tij në Nebraska, ka theksuar se dy vendet dhe pse prej vitesh në luftë me njëri tjetrin kanë arritur që të nëshkruajnë marrëveshje mes tyre.

“A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a mund ta besoni këtë? A mund ta besoni këtë. Dhe për rajone të ndryshme, si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ato njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada. Si e dite? Unë thashë: E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”,  është shprehur kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se SHBA nuk ka asnjë interes në lidhje me Kosovën dhe me Serbinë, e rëndësishme është normalizimi i marrëveshjeve mes dy vendeve.

Tregojuni se ne nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi me ta – ata e duan biznesin tonë, apo jo – nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi pa bërë marrëveshje që ata të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe e dini çka? Zgjati rreth 20 minuta. Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, ka thënë ndër të tjera Trump.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!