Ylli i luizitanëve sëbashku me Pele, Seler dhe Klose ka shënuar të paktën një gol në katër botërorë. Dhe Cristiano Ronaldo në moshën 33-vjeçare është lojtari më i moshuar, që ka shënuar një tre golësh në Botëror.
Çdo gjë u vendos brenda 84 minutave, nga goli i parë deri tek i gjashti. Mediat e cilësojnë si një përbindësh në fushë Cristiano Ronaldon që drejtoi Portugalinë e tij kundër Spanjës.
E nëse Spanja mendoi se po fitonte me golin e tretë të Nacho-s, kur në anën tjetër të fushës është Cristiano Ronaldo, askush nuk mund të jetë i qetë. Për më tepër që lojtari i Real Madridit ka koleksionuar çdo lloj trofeu e tashmë pjesë e historisë, që në moshën 33-vjeçare e 130 ditë, është lojtari më i moshuar që ka shënuar tre gola radhazi në botëror.
Duke ditur atë që ai ka arritur me karrierën e tij në Portugali, Manchester United e Real Madrid, do të mjaftonte që të duartrokitej, në heshtje ashtu si bëhet me lojtarët e mëdhenj të futbollit. Pasi të gjithë e panë se çfarë bëri kundër Spanjës një nga skuadrat më favorite për të fituar këtë botëror.
Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist që ka shënuar në katër kampionate europianë dhe në katër Botërorë.Por ky alien me kombësi portugeze do të bëjë mrekulli të tjera dhe kundërshtarët janë të paralajmëruar./abcnews.al