Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi sot se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente dhe vendimtare për përparimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre evropiane.
Borrell është shprehur se “të dy palët duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative për normalizimin.
“Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të bëjnë përparim në rrugët e tyre evropiane”, tha Borrell, duke shtuar se përparimi ishte bërë në dialogun e rifilluar.
Ditë më parë Borrell u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por ai u shpreh se arritja e një marrëveshjeje finale është çështje muajsh, e jo vitesh. /abcnews.al/

