Ed Sheeran ka dhuruar një shumë prej 200 mijë paundësh, për shkollën ku ai studioi dhe njohu gruan e tij, Cherry Seaborn. Këngëtari me famë botërore ka ndihmuar për të blerë pajisje për departamentin e muzikës, artit, shkencës si dhe kompjutera të rinj.
Sheeran ka krijuar gjithashtu Fondacionin Framlingham për të mbështetur rajonin e tij gjatë viteve të fundit. Krijuesi i hitit “Perfect” është siguruar të kontribuojë para dhe për mjedisin, duke shpenzuar qindra mijëra paund për të ndërtuar pyllin e tij të shtrirë në Suffolk me vlerë 3.7 milion £.
Gjithashtu thuhet se këngëtari ka ndërtuar tokën e tij të njohur si ‘Sheeranville’ për pesë vitet e fundit, duke mbjellë dhjetra pemë për ta bërë pasurinë e tij më të qëndrueshme. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, ai dhuroi në ankand sende personale dhe disa tekste të shkruara me dorë për të mbledhur para për bamirësi. /abcnews.al