Ish-mafiozi shqiptaro-amerikan nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij. Xhon Alite, me origjinë nga Gjirokastra, ka qenë pjesë e familjes mafioze amerikane Gambino në SHBA në vitet ’80-’90.
Sonte ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan për të folur për të kaluarën e tij. Ish-mafiozi i famshëm ka treguar trupin e mbushur me tatuazhe. Në anën e majtë, pranë zemrës ka tatuazh flamurin shqiptar. Të njëjtin simbol e ka edhe në dorë. /tvklan.al