Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër personat e arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, Andon Dhima.
Të arrestuarit janë Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha të akuzuar për vrasje të mbetur në tentative. Në seancën e sotme Prokuroria ka relatuar si provë një sms, e shkëmbyer mes dy vëllezërve Albin dhe Enea Hoxha.
“Dole huq”, është sms-ja e shkëmbyer për të cilën dy vëllezërit dyshohet se implikohen në atentat.
Lexo edhe: 4 të arrestuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima
Ngjarja ndodhi në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni.
Më herët, Bashkëshortja e Grid Lenos dhe motra e Mariglen Matohiti, Greta Matohiti, deklaroi se ka postuar në faqen e saj të facebook-ut, një video, ku shihen bashkëshorti i saj dhe vëllai, që marrin pjesë në një festë familjare, në orën dhe kohën, kur është tentuar të kryhet atentat biznesmenit Andon Dhima.
Greta Matohiti, deklaroi për mediat se dy të afërmit e saj, nuk kanë asnjë lidhje me atentatin e dështuar të biznesmenit Andon Dhima, dhe se nuk e njohin atë.
/abcnews.al/