Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky koordinon qëndrimet me Ursula von der Leyen përpara bisedimeve në Abu Dhabi

schedule12:16 - 9 Nëntor, 2026

schedule 12:16 - 9 Nëntor, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është në koordinim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përpara bisedimeve trepalëshe që pritet të zhvillohen në Abu Dhabi më 10 dhe 11 nëntor.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Zelensky bëri të ditur se palët kanë harmonizuar qëndrimet për takimin, duke theksuar se po punohet që formati trepalësh të sjellë rezultate konkrete.

Nga ana tjetër, Kremlini ka këmbëngulur se negociatat për Ukrainën do të zhvillohen vetëm mes delegacioneve të Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pa përfshirjen e zyrtarëve evropianë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sqaroi se Ukraina dhe SHBA-ja kanë kanalet e tyre të komunikimit me partnerët evropianë, por këta të fundit nuk do të jenë pjesë e formatit të negociatave.



Ky qëndrim bie ndesh me deklaratën e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, i cili kishte bërë të ditur se zyrtarë francezë do të jenë të pranishëm në takimin e Abu Dhabit. Në diskutimet e pritshme pritet të trajtohen përfundimi i luftës në Ukrainë, garancitë e sigurisë pas luftës dhe masat për uljen e tensioneve mes palëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!