Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për kontrabandë produktesh farmaceutike.
Operacion policor i koduar “Medikamenti” nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar çoi në arrestimin e administratorit të farmacisë Julian Ll., 40 vjeç,dhe punonjëses E. P., 29 vjeçe.
Gjithashtu, Policia e Tiranës njofton se po punohet për ndalimin e drejtueses teknike të farmacisë, A.P. 66 vjeçe.
Këta persona në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme./abcnews.al