Refuzimi i marrëveshjes së emrit/ Hahn kritikon Ivanov

schedule21:55 - 13 Qershor, 2018

schedule 21:55 - 13 Qershor, 2018

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johanes Hahn i ka bërë thirrje presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov të marrë përsipër përgjegjësitë, pas refuzimit që i bëri marrëveshjes së emrit me Greqinë. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “MIA”, Hahn ka deklaruar se nuk është e hijshme për presidentin e një vendi të refuzojë bisedimet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, për çështje të një rëndësie parësore. Hahn ka vlerësuar se kryeministri Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov kanë respektuar udhëzimet kushtetuese për zgjidhjen e kontestit me Greqinë fqinje. Ai e ka ftuar Ivanov për reflektim, duke i kujtuar se kryetari i shtetit është një model për shumë pushtetarë. Presidenti ka një pozitë të veçantë dhe përgjegjësi për të cilat duhet të jetë i vetëdijshëm, ndryshe dëmton funksionin – ka thënë Hahn. /abcnews.al