Një 30-vjeçar është cilësuar si njeriu më i shëndoshë i Britanisë.
Për 5 vjet Jason Holton ka qëndruar i bllokuar në banesën e tij, pasi nuk mund të dilte.
Prandaj u desh ndërhyrja e 30 zjarrfikësve që ta ngrinin me vinç nga banesa e tij në kat të tretë për një trajtim urgjent. Ata ishin në gatishmëri nëse krevati thyhej.
Duke folur nga shtrati i tij në spital, ai tha për The Sun: ‘Ishte e mahnitshme sepse ishte hera e parë në 5 vjet që provoja ajër të pastër. l.k/abcnews.al