Rruga e Kombit/ PD: Do përdorim të gjitha format për ndalimin e tarifës

schedule12:34 - 13 Qershor, 2018

schedule 12:34 - 13 Qershor, 2018

Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji kanë vizituar familjet e të arrestuarve pas protestës për heqjen e tarifës në rrugën e Kombit nga ku kanë deklaruar se Partia Demokratike do të bëj gjithçka dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për ndalimin e rivendosjes së tarifës.

PD do të përdorë të gjitha mjetet për të ndaluar vendosjen e tarifës, qoftë të reduktuar në Rrugën e Kombit. Ka qenë kjo deklarata e deputetëve demokratë Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji.

Kryeministri duhet të pranojë fajësinë për kuksianët, 3 prej të cilëve ndodhen ende në burg pasi protestuan kundër tarifës dhe në rast se përsërit gabimin e pranuar tashmë Edi Rama do të largohet, thekson Alibeaj.

“Kanë folur kuksianët dhe kanë folur fort. Kanë folur aq fort pa asnjë lloj emocioni politik, por bazuar vetëm në situatën e tyre ekonomike. Nuk është tekë, nuk është dëshirë. Nuk është thjeshtë forcë për të kundërshtuar një pushtet, të cilin këta njerëz dhe ky vendd nuk e do. Është thjeshtë një konkluzion, të cilën kanë arritur të fakti që nuk munden dhe nuk kanë. Asnjë lloj akti nuk do bëhet dhe nuk duhet bërë për sa kohë disa njerëz për të drejtën e tyre janë ende në burg. Ky do të jetë dhe qëndrimi i opozitës, me të gjitha mjetet, me të gjitha mënyrat”, tha Alibeaj.

Provokim ndaj banorëve të zonës e quan Ervin Salijani lajmin ende jo zyrtar të reduktimit të tarifës për zonën përreth Rrugës së Kombit, kjo për të testuar banorët.

Zërat për vendosjen e një tarife të reduktuar në Rrugën e Kombit kanë shqetësuar sërish qytetarët e Kukësit, të cilët në pritje që qeveria të bëjë zyrtarisht publike tarifat, presin që ndaj tyre të mos vendoset asnjë taksë./abcnews.al