“Do doja që zgjedhjet të ishin të dielën”, Basha: Rama ka mbaruar, opozita merr fitore të thellë

schedule12:51 - 21 Tetor, 2020

schedule 12:51 - 21 Tetor, 2020

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Selia Blu, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur ndër të tjera, se buxheti i 2012 nuk ekziston.

Duke bërë thirrje që çdokush të jetë i kujdesshëm, Basha u shpreh se bashkpjesëmarrja në “zhvatjen e parave të shqiptarëve, do t’i bëjë fajtorë.

“Kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja e një qeverie. Të zbatojë planin me 5 pika. Vjedh shqiptarët në kohën e pandemisë, kur s’paguajnë dot as për maskën. Në kohën kur mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës..”

Po ashtu, duke marrë shkas nga deklarata e kryeministrit Rama që deklaroi më herët se nëse zgjedhjet do të ishin të dielën, PS fitonte, Basha tha që edhe ai vetë do të donte që zgjedhjet të ishin të dielën.

Lexo edhe: “Opozita më keq se në 2017”, Rama: Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë

“Do doja të ishin të dielën, asgjë nuk do të na ndalojë që çdo qindarkë, që kjo bandë e babëzitur vjedh, ta marrim e ta rikthejmë në çdo xhep të shqiptarëve.”

Po ashtu, Basha u shpreh se deklaratat e bërë nga kryeministri kohëve të fundit tregojnë një njeri në panik, një gënjeshtar.

“Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt aq më mirë. Opozita do t’i fitojë thellë zgjedhjet.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!