Protestat e FRPD e LRI/ Policia e Tiranës procedim penal për 25 protestues

schedule20:39 - 12 Qershor, 2018

schedule 20:39 - 12 Qershor, 2018

Edhe pasditen e të martës, të rinjtë e PD e LSI kanë vijuar protestën simbolike para ministrisë së brendshme me thirrjet se Rama, Xhafaj e Tahiri, janë pengesa kryesore për integrimin në Bashkimin Europian dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Simbolika e protestës, ishte një listë me kriteret, sipas tyre të përdorura në këto 5 vite nga Edi Rama, për të përzgjedhur ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive e drejtorët e administratës, ku spikasin dënimet për trafik droge, prostitucion e vrasje. Me të tillë të zgjedhur sipas të rinjve, Edi Rama po mban peng të ardhmen e Shqipërisë, ndërsa të rinjtë e të mirëarsimuarit po emigrojnë pa shpresë, pasi kryeministri ua la Shqipërinë në dorë kriminelëve e trafikantëve.

Gjatë ditës policia e Tiranës bëri të ditur se ka nisur procedim penal, ndaj 25 të rinjve, pjesëmarrës në protestën e të hënës para ministrisë së brendshme e kryeministrisë,  për  “organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme” dhe për “prishje të rendit dhe qetësisë publike. /abcnews.al