FOTO/ Tentuan vrasjen e biznesmenit, këta janë dy prej të arrestuarve nga policia

schedule13:17 - 21 Tetor, 2020

schedule 13:17 - 21 Tetor, 2020

Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar autorët e dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Abcnews.al ka mësuar emrat e 4 të arrestuarve, të cilët janë:

Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje,shtetasit:

Maringlen Matohiti,  30 vjeç, lindur  në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe  shitje te lendeve narkotike”.

Kapja e tyre u krye pas një punë profesionale nga Komisariati nr.2  në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Albin Hoxha

Denoncimi për tentativën e vrasjes së biznesmenit e denoncoi me anë të një video ekskluzive gazetari investigativ Artan Hoxha.

LEXO edhe: VIDEO EKSKLUZIVE/ Atentat në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima në Tiranë, ashensori i shpëtoi jetën

Atentati i mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima dështoi mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet.

Grid Leno

Në videon e publikuar ekskluzivisht në ABC News, shihen dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë të cilët ndjekin biznesmenin Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij pranë stadiumit Dinamo.

Kanë qenë vetëm  5 sekonda që kanë shpëtuar biznesmenin nga atentati i cili mbeti në tentativë, pasi ky i fundit hyri në ashensor dhe u ngjit për në banesën e tij, gjë që nuk u la mundësi atentatorëve të finalizonin veprimin.

LEXO edhe: 5 sekondat që i shpëtuan jetën biznesmenit në Tiranë, momentet e ndjekjes dhe lëvizja e vajzës

Sakaq, nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi të shtetasit Albin Hoxha, që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

LEXO edhe: Atentati në tentativë ndaj biznesmenit në Tiranë, Artan Hoxha: Ka denoncuar konfliktin, në dijeni edhe SHBA

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!