Kotzias: Mbështesim hapjen e negociatave Shqipëri – BE

schedule14:29 - 12 Qershor, 2018

schedule 14:29 - 12 Qershor, 2018

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, u shpreh se Greqia mbështet plotësisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për televizionin grek Kontra, ai shtoi se në samitin e Qershorit, Athina do të të japë miratimin për rrugën europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se mes dy vendeve janë zgjidhur tashmë të gjitha problemet, Shqipëria do ndihmuar në rrugën e saj europiane.

”E para sepse jemi miq dhe nuk duam t’ua vështirësojmë gjërat dhe e dyta sepse ne duhet të formojmë një rrugë të përbashkët në mënyrë që vendet e Ballkanit të jenë në Bashkimin Europian”, përfundoi Kotzias./abcnews.al