Një 28-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Milot pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës të policisë Rrugore.
Njësia e Policisë Rrugore për Autostradën Milot-Morinë, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë patrullimit në autostradën Milot-Morinë, ka ndëshkuar 38 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjatë këtyre kontrolleve u arrestua edhe i riu nga Kosova. Ai u ndalua në Fushë Milot pasi punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar.
Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative, Gj. T., ka tentuar të korruptojë efektivët duke ju dhënë një kartëmonedhë 20 euro.
28-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. s.b/abcnews.al/