Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë, Eduarti zbulon emrin e të birit me foton nga spitali

schedule11:50 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:50 - 19 Tetor, 2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, fryt i marrëdhënies me regjisorin Eduart Grishaj. Ka qenë ky i fundit që e ka dhënë lajmin e ëmbël përmes një statusi në Instagram.

Grishaj ka postuar një foto me të voglin në krah dhe shkruan: “Lindi Dielli”. Në këtë mënyrë ka zbuluar edhe emrin e veçantë të të birit.

Kujtojmë që Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e parë, ndërsa për Eduartin kjo është një eksperiencë e re.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!