Sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës. Punimet përfshijnë shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës, sipas standardeve më të mira.
Autostrada nga Kashari në Durrës ka nisur të asfaltohet. Trafiku ishte i rënduar në pjesën dytësore të rrugës dhe në Qafën e Kasharit pranë mbikalimit të Rinasit.
Kjo ndërhyrje emergjente parashikon rehabilitimin e 31 metër katrorë në të dy anët e rrugës. Në dispozicion është vënë një fond prej 650 mijë eurosh siguruar nga kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore.
Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri shpjegon se asfaltimi i këtij aksi ishte i domosdoshëm për shkak të degradimit ndërkohë që thekson se punimet do të vijojnë edhe gjatë natës me qëllim përfundimin e shpejt te tyre.
“Bëhet fjalë maksimumi vetëm dy javë shqetësim. Të njëjtën gjë mund të them edhe për segmente të tjera rrugore ku mund të ketë kufizime të qarkullimit për shkak të ndërhyrjeve të nevojshme. Fakti që filluam tani, dua ta theksoj, është për shkak të lënies pas dore për shumë kohe dhe keqmenaxhimit të kësaj kontrate në fazat e para”.
Ndërkohë qeveria po kërkon të gjejë financime nga buxheti i shtetit për të bërë një rehabilitim të plotë dhe më afatgjatë të rrugës.“Natyrisht nuk është rehabilitim i plotë, projekti i rehabilitimit të cilin e bëmë gati Banka Botërore nuk iu përgjigj sepse dilte jashtë kontekstit të kontratës. Autoriteti Rrugor është duke e përpunuar këtë projekt dhe po mundohemi për të gjetur fondet për ta bërë me Buxhetin e Shtetit”.
Brenda Qershorit sipas ministrit Gjiknuri i gjithë aksi do të jetë i përfunduar. Autoriteti Rrugor dhe policia e shtetit kane pergatitur një hartë të devijimit të trafikut gjatë kohës që po ndërhyrjet në këtë segment./abcnews.al