Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama takim me bizneset: Financim deri në 2 milion euro, 400 biznese janë në proces

schedule14:58 - 7 Tetor, 2026

schedule 14:58 - 7 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se skema “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme përmes financimeve me interes deri në 2%.

Sipas Ramës, financimi mund të arrijë deri në 2 milionë euro, me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

Aktualisht, rreth 400 biznese janë në proces aplikimi, ndërsa 32 kredi janë miratuar deri më 5 të muajit, me një vlerë totale prej rreth 5 milionë eurosh. Kryeministri tha se interesi për skemën po rritet me ritme të përshpejtuara.



“Dyfisho sipërmarrjen tënde ka ardhur si nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, që ia kanë dalë të përballojnë vështirësitë që çdo biznes përballon. Sot kanë akumuluar dije dhe e dinë se si të rriten, por nuk kanë mundësitë financiare.

Por, edhe për shkak të masës që kanë në këto biznese, që nuk janë shumë të konsoliduara, kanë nevojë për një dorë dhe mbështetje. Prandaj kemi krijuar këtë skemë, që ofron një kredi me një interes deri në 2%. Financimi shkon deri në 2 milion euro dhe afati është deri në 10 vjet.

Është një kornizë shumë e favorshme, e bërë enkas për biznesin. Ky është programi dhe më vjen shumë mirë, që shohim një rritje të interesit. Sot, që flasim kemi rreth 400 biznese që janë në proces. Deri në datën 5 kemi 32 kredi të miratuara, për një vlerë shkon deri në 5 milionë euro. Ajo që na vjen mirë shohim, është një rritje e përshpejtuar”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!