Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, lirohet nga qelia Kristi Bixheku

schedule13:57 - 7 Tetor, 2026

schedule 13:57 - 7 Tetor, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar lirimin nga qelia të Kristi Bixhekut pjesë e grupit të Laert Haxhiur me arsyetimin se ai kishte përfunduar dënimin e dhënë nga shkalla e parë.

Apeli ka pranuar kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kristi Bixhekut, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga ambientet e paraburgimit.

Bixheku ndodhej në masën “arrest në burg”, të caktuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit në tetor të vitit 2023 dhe të vlerësuar më pas nga Gjykata e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 227 të vitit 2023.



Me vendimin e fundit, gjykata ka konstatuar se masa e sigurimit personal është shuar dhe ka urdhëruar lirimin e Kristi Bixhekut, nëse ndaj tij nuk ka ndonjë dënim tjetër penal me burgim.

Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!