Shesheli: Vuçiçi ka blerë libra në internet për të mësuar si manipulohet me mediat dhe njerëzit

schedule21:01 - 18 Tetor, 2020

schedule 21:01 - 18 Tetor, 2020

Ish-shefi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lideri i radikalëve serbë dhe i dënuari i Gjykatës së Hagës për krime lufte në Kroaci, Vojislav Sheshel, në një përshkrim të figurës së Vuçiçit ka thënë se “ai ka blerë çfarëdo libri që ka gjetur në internet, për të manipuluar me mediat”.

Deklarimet e radikalit Sheshel janë bërë pak vjet pas ndarjes se Partisë Radikale Serbe (SRS), kur ish-presidenti Nikoliç dhe presidenti  aktual Vuçiç krijuan Partinë Përparimtare Serbe (SNS) duke marrë shumicën e votave në disa zgjedhje parlamentare në Serbi.

Sheshel ka thënë se Vuçiç është manipulues me njerëzit përmes “premtimeve të gënjeshtërta të tij”.

“Vuçiçi është i shkolluar. Vuçiçi është manipulues i madh i mediave. Për dallim nga Toma Nikoliç (ish presidenti i Sërbisë, vj), i cili kur s’ka dashur të lexojë libra, megjithëse gjithnjë e kam shtyrë, i kam sugjeruar literaturë të caktuar, Vuçiçi ka punuar papushim në ngritjen e vetes. Ai ka porositur përmes internetit çdo gjë që ka mundur të gjejë mbi manipulimin mediatik, mbi manipulimin me njerëz.

Dhe ai kështu ka krijuar, e kjo sot shihet, një fuqi të frikshme. Ai tani manipulon me të gjitha mediat në Serbi. Ai manipulon me të gjithë popullin në Serbi. Ai, thjeshtë, me ato premtimet e tij të rrjeshme ka arritur të manipulojë pjesën më të madhe të qytetarëve, dhe pa dyshim ka arritur një popullaritet të madh”, ka thënë Sheshel disa vjet më parë, pasi Gjykata për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli fajtor për krime kundër njerëzimit.

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ish-ministër i informatave në Qeverinë e Serbisë në vitin 1998, u zgjodh në detyrën e presidentit në vitin 2017 pas disa vjet udhëheqjeje me Qeverinë e vendit.

Aktualisht është figura më e fuqishme në skenën politike në Serbi, dhe vlerësohet se ka në kontroll pjesën më të madhe të mediave, kryesisht ato me valë kombëtare.

Partia e tij, “Parparimtare Serbe”, në zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor 2020, ka fituar mbi 60 për qind të votave, në një atmosferë që është cilësuar “e frikës dhe intimidimit”.

Në zgjedhje nuk morën pjesë një numër i partive opozitare, kurse nga vëzhgues ndërkombëtarë ato u cilësuan “si zgjedhje që kanë përmbushur minimunin e standardeve demokratike, por që rrezikojnë demokracinë”.

Një Institut Suedez, V-Dem, në shtator 2020 e ka cilësuar Serbinë si një “autokraci elektorale” duke e radhitur atë në vendin e 139 nga 179 shtete të përfshira në Indeksin e Demokracive Liberale.

Instituti ka theksuar se Serbia është e renditur e fundit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Serbia përpos se ka kryer gjenocid në Bosnjë ka bërë të njëjtën edhe më 1998-99 në Kosovë, duke vrarë më shumë se 13 mijë njerëz, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, dhe pati deportuar më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova raporton expres.

Aleksander Vuçiç, politikani më i fuqishëm i Serbisë, dikur kishte shërbyer si kamarier i Vojsllav Sheshel e Sllobodan Millosheviç.

Gjatë luftës kishte mbajtur edhe pozitën e Ministrit të Informatave dhe kishte udhëhequr propagandën e Serbisë në Kosovë.

Pas rënies së Milloshevicit dhe Sheshelit, nxënësi i tyre, arriti të rikthehet në politikë dhe të bëhet edhe Shef i Serbisë. Vuçiç, aktualisht në Serbi, kontrollon gjithçka. Udhëheq Qeverinë, mban në kontroll Shërbimin Sekret dhe ushtrinë, si dhe ka gjunjëzuar mediat e pavarura atje.

Fotografia ku Vuçiç shihet teksa i furnizon me birra Sheshelin e Nikoliçin vazhdon të përqeshet edhe sot e kësaj dite.

Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiç  kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.

“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”, ishte deklarata shokuese e Vuçiç.

Pas orvatjeve të shumta nëpër zyrat e partisë dhe rolit të “kamarierit”, në marsin e  vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës,  Vuçiç ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë./abcnews.al