Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi hapjen e projektit “Smile Albania” në një takim me studentë të Tiranës. Sipas ministrit, ky projekt do t’u mundësojë të rinjve punësim sezon dhe kreditë për prakitikat mësimore.
“Smile Albania” është projekti i që do të garantojë punësim sezonal për të rinjtë dhe kredite për praktikat mësimore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi hapjen e aplikimeve për këtë projek në një takim me studentë të degëve mjedisore në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë.
Ministri Klosi u kërkoi të rinjve që të jenë partnerë të këtij projekti të madh që për herë të parë angazhon 1 mijë të reja dhe të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike.
“1 mijë të rinj do të jenë në 9 pika hyrëse, dhe 15 infopoint si dhe në zonat më të zhvilluara turistike. Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura, në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, ku të rinjtë e përzgjedhur për programin e “Smile Albania” do të promovojnë turizmin dhembrojnë mjedisin, pranë zonave më të populluara turistike të vendit. Ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar. Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike”.
Gjate ketij takim, ministri Klosi theksoi se programi është një mundësi punësimi për dy muaj dhe se studentët e degëve për mjedisin dhe turizmin në universitete kanë prioritet në përzgjedhje. Gjithashtu, praktika mësimore me kredite për të gjithë studentët që do të përfshihen në këtë projekt do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm akademik, në bashkëpunimet dypalëshe midis dekanateve të universiteteve dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. /abcnews.al