Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Provokon sërish Dua Lipa, pozon topless në setin e ri fotografik

schedule09:36 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:36 - 16 Tetor, 2020

Dua Lipa është padyshim një ndër artistet më në zë me famë botërore. Këngëtarja me origjinë shqiptare po shijon majat e suksesit të saj, duke pushtuar chartet kryesore botërore, sidomos pas publikimit të albumit “Future Nostalgia”, për realizimin e të cilit mblodhi emra të njohur me famë botërore.

Projekti më i fundit i saj është bashkëpunimi me reperin DaBaby, që rezultoi mjaft i suksesshëm. Ndërkohë, së fundmi ylli i hitit “New Rules” ka tërhequr vëmendjen e të gjithë me një set fotografik mjaft hot që ka realizuar. Këngëtarja ka pozuar për koleksionin e ri të “Pepa Jeans”, ku shfaqet topless.

Kujtojmë që Dua prej kohësh ka lënë Londrën për t’u zhvendosur në Los Angeles, për të qenë sa më pranë të dashurit Anëar Hadid. Prej më shumë se një viti, dy personazhet e njohur po shijojnë romancën e tyre, dhe nuk ngurojnë kurrë ta shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!