Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se kreu abortin e një të miture, arrestohet mjeku në Kosovë

schedule19:37 - 15 Tetor, 2020

schedule 19:37 - 15 Tetor, 2020

Mjeku A.G., është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer abortin e një të miture.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Gjilan, ndërsa Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak, 30 ditë për mjekun A.G.,.

Theksohet  se mjeku gjinekolog e kishte udhëzuar të miturën se çfarë të shkruante në deklaratën e saj për miratimin e abortit, ndërsa bëhet me dije se ai nuk e ka vënë në dijeni të miturën për veprën penale.



Me këto veprime i pandehuri A.G. dyshohet se ka kryer veprat penale ndërprerja e shtatzënisë dhe moslajmërimi i veprave penale dhe kryerësve të tyre, shkruajnë mediat në Kosovë.

Fillimisht kërkesa e prokurorit ka qenë për caktimin e masës së paraburgimit, por pas dëgjimit të deklaratës së të pandehurit dhe të mbrojtësit të tij, ka kërkuar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!