Zyrtare/ Tahiraj me ekip të ri, i bashkohet “lokomotivës” shqiptare

schedule17:43 - 15 Tetor, 2020

schedule 17:43 - 15 Tetor, 2020

Francesco Tahiraj është futbollisti më i ri i Lokomotivës së Zagrebit. Lojtari kuqezi është zyrtarizuar pak çaste më parë nga klubi kroat dhe gjithashtu, tha edhe fjalët e para.

“Së pari, dua të falënderoj drejtorin, trajnerin dhe të tjerët në klub për angazhimin e tyre, që ranë dakord për të gjitha detajet brenda pak minutash”, u shpreh Tahiraj. “Jam i lumtur që erdha te Lokomotiva e Zagrebit, do të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin me ndeshjet e mia”, u shpreh futbollisti shqiptar.

Njoftimi i Lokomotivës:

“Francesco Tahiraj është lojtari i ri i Lokomotiva! Anësori polivalent 24-vjeçar po vjen si një agjent i lirë, sepse ai e ndërpreu kontratën e tij me Hajduk Split këtë javë.

Francesco lindi në Torino, ka luajtur për moshat e Juventusit, më pas për Carpi dhe Torino dhe më pas kaloi një sezon e gjysmë në Hajduk Split. Mirësevjen Tahiraj!”, shkroi klubi kroat./abcnews.al