Salvini: Mbështes shërbimin ushtarak të detyruar në vend

schedule12:45 - 8 Qershor, 2018

schedule 12:45 - 8 Qershor, 2018

Së shpejti shërbimi ushtarak mund të jetë sërish i detyrueshëm në Itali. Kjo nëse ministri i brendshëm Mateo Salvini do të arrijë të bindë pjesën tjetër të qeverisë për të fuqizuar sërish ligjin e anuluar në vitin 2004, ku çdo Italian në moshë madhore duhet të shërbejë 10 muaj në ushtri.

Ministri i brendshëm Italian Mateo Salvini u shpreh se mbështet shërbimin ushtarak të detyruar në vend. Por gjithësesi duke qenë se aktualisht në Itali nuk ka një ligj që detyron të rinjtë të kryejnë ushtrinë, lideri i Legës sqaroi se ky ishte njëmendim i tij personal dhe nuk përfaqësonte qëndrimin e qeverisë së kryeministrit Konte.

Në Itali shërbimi ushtarak parashikohet dhe nga kushetuta, por është hequr si detyrim në 1861-shin. Neni 52 i kushtetutës sqaron se është një detyrim në kufijtë dhe mënyrat që cakton ligji, dhe përfshihen të gjithë italianë mbi 18 vjeç, të gjinisë mashkullore.

Në vitin 1972 u vendos që ky detyrim të lihej në ndërgjegjen e gjithësecilit, duke u zëvendësuar me shërbimin social, për të gjithë ata që nuk arrinin të përmbushnin kushtet fizike për të qenë në rradhët e ushtrisë.

Ndërsa ligji i miratuar në 20 tetor 1999 bëri të mundur shërbimin ushtarak vullnetar për femrat dhe kjo ishte hera e parë që gjinia femërore u bë pjesë e ushtrisë. Ndërsa me kalimin e viteve u reduktua dhe periudha e shërbimit ushtarak që deri në 1997-ën u bë 10 muaj .

Përfundimisht në vitin 2004 u anulua detyrimi për shërbimin ushtarak duke i lënë vendin atyre që kërkojnë vetë të jenë pjesë e ushtrisë. Por për të gjithë ata që synojnë të bëhen policë, karabinierë, zjarrfikës apo roje pylli duhet fillimisht të kryejnë shërbimin ushtarak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!