Amazon akuzohet se spiunon nëpunësit e saj

schedule08:31 - 15 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 15 Tetor, 2020

Të punësuarit në Amazon kërkojnë të dinë të vërtetën. Mes përfaqësuesve të sindikatave rritet shqetësimi se kompania po përpiqet të spiunojë nëpunësit e saj

Çdo gjë nisi me një lajmërim për një vend pune bosh, për të cilin Amazon kërkonte dy ekspertë të inteligjencës për të monitoruar kërcënime të ndryshme në kompani, përfshirë dhe ato që vinin nga aktivitetet e sindikatave. Të alarmuar nga një kërkesë e tillë, të punësuarit iu drejtuan komisionit europian duke kërkuar hetime të menjëhershme. Në Europë ekziston një sistem për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtën e privatësisë.

Alarmi u krijua nga dy paragrafët e këtij lajmërimi: fillimisht kërkohej një ekspert që të njihte dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë, përfshirë frëngjishten dhe spanjishten, një detaj që ngriti dyshimet nëse do të shërbente për të spiunuar nëpunësit.

Së dyti, mes kërcënimeve të ardhshme për të monitoruar përmendeshin iniciativat politike, terrorizmi dhe aktiviteti i sindikatës.

Një grup prej 37 eurodeputetësh i ka shkruar një letër administratorit të deleguar të Amazon, Jeff Bezos, duke i kërkuar informacione, me pretendimin se kjo çështje duhet marrë seriozisht. Kjo pasi në këtë grup kërcënimi përfshihen dhe lider politikë, nënpunës dhe terrorist si pjesë e të njëjtës kategori. Pra njësoj sikur një lider politik apo një sindikalist të jetë i barasvlershëm me një terrorist.

Ndërkohë Amazon e ka fshirë lajmërimin duke thënë se vendi i punës nuk parashikonte një përshkrim të thelluar të rolit: Ishte një gabim i cili u korrigjua.

Kompania pohoi se nuk synon të spiunojë por vetëm të kuptojë ambientin në të cilin punon. Por përtej kësaj situate, eurodeputetët dhe sindikatat janë të shqetësuar për të drejtat e punëtorëve të Amazon që akuzojnë kompaninë se po ndalon aktivitetin e sindikatave. Gjithashtu Amazon akuzohet nga sindikatat se po abuzon me pagat duke bërë që asnjë kompani tjetër të mos ketë mundësi të paguajë aq shumë nëpunësit e saj, duke e bërë kompaninë të fortë dhe të fuqishme.

Sindikatat i kërkojnë komisionit Europian që të kenë parasysh të gjitha këto të dhëna në rregulloren e re për tregtinë elektronike, që do të prezantohet në muajin dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!