Zënkat me Spalletin, fjala e dhënë dhe gënjeshtrat: Rrëfehet legjenda Totti

schedule13:32 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:32 - 14 Tetor, 2020

Francesko Totti përjetoi një fatkeqësi në fillim të kësaj javë, pasi babai i tij Enzo humbi jetën në spital pasi ishte infektuar me COVID-19. Legjenda e Romës kishte dhënë një intervistë disa ditë më parë dhe vetëm sot është publikuar nga “Vanity Fair”.

Ish-futbollisti flet për gjërat që kanë më shumë vlerë për të, si dhe si është ndjerë vitet e fundit të karrierës që u shoqëruan me shumë fjalë. Nuk mbetet jashtë diskutimit as marrëdhënia me Luciano Spalletin.

“Përveç fëmijëve dhe familjes, që janë gjëra me shumë rëndësi, edhe fjala e dhënë për mua zë një vend të rëndësishëm. Nuk ke nevojë për firmë, kontrata apo avokatë. Mjafton një shtrëngim duarsh apo të shikosh në sy njëri tjetrin. Disa gjëra unë i kam mësuar që fëmijë dhe ende besoj tek ato”, shprehet Totti.

Ai zbulon edhe më shumë gjëra për veten më tej: “Më pëlqen të bëj shaka, të jem ironik, por pas një shakaje shpesh herë qëndron një e vërtetë. Ndodh që disa herë është më mirë të mos e tregosh të vërtetën. E dija ose e mendoja se ajo do të shkaktonte probleme.

 

Pirlo në një dyluftim me Tottin

Preferoja ta shmangia atë, por kur dëgjoja aq shumë lajme false për mua, nuk mundesha më. Ka patur raste që unë kam shkuar në ‘luftë’ për të provuar të kundërtën e gënjeshtrave që shkruheshin në gazeta, radio apo në televizor. Jam një person i ndjeshëm”.

“Rinovimi me Romën? Pas ndeshjes kundër Torinos, kur unë hyra katër minuta nga fundi dhe ata ma rinovuan kontratën vetëm nga tifozët. Unë duhet të isha tërhequr pas asaj mbrëmjeje perfekte, por pas një bashkëbisedimi me bashkëshorten time unë e mendova sërish atë. Pas një nate pa gjumë unë vendosa të vazhdoja”.

“Spalleti? Marrëdhënia me të ishte prishur akoma më shumë pas rinovimit. Sa më shumë që unë tentoja të afroheshim, ai kërkonte një provokim apo pretekst për t’u zënë. Unë e kuptova shumë shpejt se ishte e pamundur të vazhdoja në ato kushte. Kështu që në 25 vite të karrierës sime, unë u dorëzova për herë të parë mes janarit dhe shkurtit të vitit 2017”, mbyll kapiteni legjendar i Romës. /abcnews.al