Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është përballur për herë të parë që nga krijimi i qeverisë së saj të katërt, me opozitën në parlament. Tema kryesore e diksutimit ka qenë pikërish Italia dhe qeveria e saj e re.
Italia ka qenë një nga temat në qendër të përballjes së parë mes Bundestag dhe kancelares gjermane Merkel që nga krijimi i qeverisë së saj të katërt. Dhe kancelarja i është drejtuar pikërisht pjesës euroskeptike që përfaqëson opozitën në parlamentin gjerman. Merkel u shpreh se mbështet dialogun me ekzekutivin e ri italian dhe se do e bën të qartë që në fillim se Bashkimi Europian mbështetet në respektimin e rregullave nga ana e të gjithëve.
Merkel gjithashtu foli dhe për një klimë jo aq dramatike sa përshkruhet në media të samitit të G7-s, në Kanada. Ajo konfirmoi se është programuar një takim dypalësh me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, por nuk tha nëse në fund të takimit do të kishte një deklaratë të përbashkët për shtyp. Kancelarja gjermane u shpreh se po punohet ende për axhendën e bisedimeve pasi këndvështrimet e ndryshme më të rëndësishme janë ato për temat si ndryshimi klimaterik, tregtia dhe marrëveshja për programin bërthamor iranian.
Lideri i liberalëve gjermanë Lindner i kërkoi Merkel të qartësonte deklaratat e saj në një intervistë të fundit, ku ishte shprehur se italianët pas situatës së krijuar në Libi u lanë vetëm që të përballeshin me fluksin e madh të emigrantëve. Kancelarja gjermane u përgjigj se asnjë nuk do të ndryshonte nga kontributi i secilit vend europian për fenomenin e emigracionit të paligjshëm.
Ndërsa deputeti i ekstremit të djathtë Holm provokoi Merkel me pyetjen se sa do të ishte e gatshme të paguante për shpëtimin e një vendi tjetër të Bashkimit Europian.
Me Greqinë kemi negociouar në një mënyrë shumë të ashpër, replikoi Merkel, dhe në fund arritëm një marrëveshje të mirë. Duke iu referuar në këtë mënyrë në bisedë me kryeministrin italian dhe për këtë temë e duke premtuar se do të raportonte për çdo gjë në parlament./abcnews.al