Frikë e presion nga Arabia Saudite, Katari kërkon të bëhet anëtar i NATO-s

schedule15:02 - 7 Qershor, 2018

schedule 15:02 - 7 Qershor, 2018

Katari aspiron të beht pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Zbulimi është bërë nga zëvendëskryeministri i vendit gjatë një interviste për një revistë ushtarake. “Ambicja jonë është anëtarësimi i plotë në NATO”, u shpreh Al-Atija duke nënvizuar se Katari është i gatshëm të presë çdo njësi të NATO-s në territorin e saj. Gjithashtu u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë në nivelet më të larta me vendet anëtare të aleancës ushtarake. Deklaratat vijnë një vit pas bllokimit ekonomik të lëshuar nga kuarteti i përbërë nga Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet Arabe dhe Egjipti. Përplasja brenda aleatëve të Gjirit ka lindur pasi Katari mbështeti Vëllazërinë myslimane dhe nga qëndrimi paqësor ndaj Iranit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!