Drejtuesja e opozitës në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya deklaroi se Presidenti Aleksandër Lukashenko ka afat deri më 25 tetor për tu larguar, ndryshe sipas saj do të përballet me demonstrata.
Ky paralajmërim nga drejtuesja e opozitës erdhi pasi autoritetet intensifikuan shtypjen e tyre ndaj protestave anti-qeveritare gjatë kësaj jave duke përdorur topa uji, gaz lotsjellës si edhe armë zjarri.
Po ashtu jo më larg se dita e hënë kërcënoi se do të përdorte armë luftarake në rrugë.
“Nëse Lukashenko nuk jep dorëheqjen, ndalon dhunë dhe liron të burgosurit politikë”, më 26 tetor të gjitha ndërmarrjet do të fillojnë grevë, të gjitha rrugët do të bllokohen, dyqanet nuk do të kenë më asnjë shitje”, deklaroi Tsikhanouskaya.
Sakaq dhjetëra mijëra bjellorusë kanë protestuar duke kërkuar që Lukashenko të tërhiqet.
Ndërkohë vetë Lukashenko mohon mashtrimin elektoral.
/abcnews.al/