Sot ai është 37 vjeç, luan për Catania në Serie C dhe ëndërron ta ndihmojë ekipin e tij të ngjitet përsëri në Serie A me golat e tij. Karriera e Reginaldos ka qenë e pasur, pasi ka luajtur 5 sezone në Serie A, me ekipet e Treviso, Fiorentinës, Parmës dhe Sienës, duke shënuar një total prej 19 golash. Statistika që për mendimin e Reginaldo, mund të ishin edhe më të larta, nëse ai nuk do të ishte ndikuar nga flirtimi me bukuroshen Elisabetta Canalis.
“U takuam në shtëpinë e Bernardo Corradi në një nga ditëlindjet e tij. Ajo e dinte kush isha dhe unë e dija kush ishte. në atë mbrëmje të gëzueshme lulëzoi dashuria mes nesh. ishte një histori e bukur dashurie, edhe pse zgjati disa muaj. ishte Elisabetta ajo që më la dhe nuk e kam problem ta them. ishin shtatë muaj që i përkasin jetës sime, por tani jam i lumtur me gruan time Ryana.
Jam i kënaqur kur flisni për historinë me Elissabetta, edhe pse duke pasur parasysh zhurmën mediatike, shumë shpesh më kujtojnë më shumë si hamshori i Canalis se sa si një futbollist që ka pothuajse 500 ndeshje në Itali.
Kjo historia me një grua të famshme më hoqi diçka në futboll, pasi shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist që mendoja vetëm për femrat dhe jetën e mirë. Me pak fjalë, pa mohuar asgjë, unë besoj se historia e dashurisë me Canalis më penalizoi në karrierë, edhe pse më pas e provova duke shënuar gola dhe duke u treguar të tjerëve se nuk isha një lojtar klubesh nate.
Nuk është se flas me Elisabetta, ajo jeton në SHBA dhe unë në Itali. Gjithsesi nuk e fshij atë aventurë dhe e pranoj se kanë qenë shtatë muaj të bukur”, u shpreh ai./abcnews.al