Pas shumë protestave dhe kërcënimeve, Argjentina ka anulluar miqësoren e futbollit me Izraelin, që do të zhvillohej në Jeruzalem. Anullimi kërkohej nga Palestina, pasi sipas tyre, shteti hebre kërkonte që të përfitonte nga imazhi i Lionel Mesit.
Argjentina nuk do të luajë kundër Izraelit në Jeruzalem. Pas disa ditëve me polemika, protesta dhe kërcënime, miqësorja e parashikuar për datën 9 qershor është anulluar. Situata u tensionua ndjeshëm nga presidenti i federatës së futbollit të Palestinës, gjenerali Xhibril Raxhup, që konsiderohet si një trashëgimtar i mundshëm i Presidentit të vendit Abu Mazen. “Argjentina nuk duhet të vijë të luajë me Izraelin në Jeruzalem, në të kundër miliona tifozë palestinezë dhe arabë do të djegin fanellën e Lionel Mesit”, u shpreh ai.
Ndërsa më tej shton: “Vlerat, etika dhe mesazhi i sportit kanë fituar sot, duke i treguar Izraelit kartonin e kuq. Anullimi është një godtije kundër qeverisë së Izraelit. Raxhup më pas ka denoncuar mesazhin politik që shteti hebre dëshironte ti jepte ndeshjes duke mbështetur moton: “Falë prezëncës së Mesit, gjërat janë normale”. Ndërsa nga ana tjetër, vëtë Izraeli ka reaguar për vendimin e fundit: “Argjentina është dorëzuar përballë atyre që predikojnë urrjejte kundër nesh”.
Mëgjithatë, skuadra ka vijuar stërvitjet për botërorin Rusi 2018, pa iu përgjigjur protestave palestineze. Më pas, kërcënimet kanë tejkaluar kufinjtë lindorë dhe kën mbërritur deri në Barcelonë, ku stërviten albiçelestët. Një grup tifozësh madje u paraqitën me disa fanella me numrin 10 të Mesit të lyera me gjak. Për këtë arsye ishte e tepërt të vazhdojë, ndaj lojtarët i janë drejtuar federatës argjentinase të futbollit duke i shprehur të gjithë shqetësimin e tyre lidhur me kërcënimet dhe tensioned në rajon.