Genta Gjalpi ka qenë e ftuara e radhës në ‘ABC-në e Mëngjesit’. Ajo ka folur për gjithçka nga pjesëmarrja në ‘Big Brother’ dhe deri te jeta në fshat.
LEXO EDHE: “Si e zë kosin”: Genta Gjalpi rrëfen jetën në fshat
E pyetur nga moderatori Alban Musa, lidhur me emisionet më të fundit në Shqipëri, ku vajzat njohin djemtë dhe e anasjellta, ajo i ka cilësuar ‘fake’, pasi bëjnë gjithçka për famë.
“Këto emisionet me çifte më duken shumë funny. Ka diçka që e kanë aq të egër këtë dëshirën për famë sa e ekzagjërojnë edhe duken pak si fake. Po gjithsesi unë vdes t’i shoh. Mendoj që para 10 vitesh, kjo ideja për famë në Instagram nuk ka qenë. Se shumica e bëjnë për famë në Instagram, për lekë, për reklama, të themi atë që është dhe stërmundohen aq shumë sa që ndonjëherë dalin nga vetja dhe nuk dinë se çfarë flasin. Më pëlqejnë se gjerat e reja janë shumë të bukura, por kur e teprojnë më duken fallso”,tha ajo. l.k/abcnews.al