Genta Gjalpi është një nga vajzat që shkakton shumë ‘zhurmë’ gjithmonë me deklaratat e saj. E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Genta ka rrëfyer shumë të fshehta nga jeta aktuale, duke theksuar se vazhdon të jetë po ajo vajza e fshatit, pavarësisht nga famës.
Në Big Brother kam qenë 19 vjeçe, kam qenë më e vogël, studente. Ka kaluar një dekad dhe kam ndryshuar. Nëse nuk do isha bërë e famshme do kisha më shumë jetë familjare. Unë e shfaq cik më shum anën familjare, ndërsa të tjerat nuk duan. Dikush dp të shfaq atë anën e personalitetit fashion. Ke liri të zgjedhësh.
Unë kam qenë tip që që fëmijë, në krahasim me moshatarët e mi i organizoja të gjitha. Fitoja konsurset ese, poezi të gjitha. Më duket se kam lind e famshme.
Edhe mami kur lexonte komentet në Facebook më thoshte si i del koha, unë gatuaj, mbaj familjen, këta bëjnë roman.
Ky brezi i ri më njohin më shumë nga Instagrami, ndërsa brezi i mamit nga televizori. Më shkruajnë, më përshëndesin, më përqafojnë, nuk më ngacmojnë.
Po të behëj sërish Big Brother, do isha futur po nuk do isha ajo që kam qenë se edhe mosha bën të vetën.
Jeta nuk është vetëm Instagram. Unë mund të bëja edhe si Monika Beluci. Po unë shkoj në fshat edhe i ndihmoj, i bëj punët. Nuk më ka rënë rasti të mjelë, që kur u bëra adoleshente bëra thonjtë.
Zë edhe kos, madje edhe këtu në Tiranë. Me qumësht fshati del i mirë, po me qumësht të blerë jo”, tha Genta.
Më tej, ajo ka treguar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale edhe do të bente edhe të tjera nëse do i duheshin.
Edhe po mos të pranojë unë, njerëzit shohin. Unë cik buzën e kam bërë. Më duket shumë e çuditshme, nuk të pëlqente e bërë. Më duket e cuditshme që nuk e tregojnë. Operacionet nuk kam bërë, ndonje shiring. Po të më duhet do bëj edhe ndërhyrje të tjera”, shtoi Genta. l.k/abcnews.al