Robin Krasniqi arriti mbrëmë të triumfojë në duelin kundër Dominic Boesel dhe të shpallet kampion bote. Por, Krasniqin nuk ka harruar ta urojë as ish e fejuara e tij, Heidi Lushtaku. Modelja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale para fillimit të ndeshjes duke i uruar atij fat.
Ndërkohë që nuk ka fshehur as gëzimin pas fitores së tij, e cila ka publikuar një moment nga triumfi i boksierit. Kujtojmë që dyshja konfirmoi ndarjen pas disa vitesh bashkë. Ishte Heidi, e cila përmes një postimi të gjatë në Instagram sqaroi se i kanë dhënë fund marrëdhënies në mënyrë paqësore.
“Vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore!”, shkruante ndër të tjera asokohe modelja. xh.d/abcnews.al