Rreth 671 kilogramë kanabis është sekuestruar në Karaburun dhe një person ka përfunduar në pranga. Operacioni është zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkepunim me Delta Force.
Një sasi e madhe droge po bëhej gati për t’u transportuar drejt Italisë.
Por 29-vjeçari që posedonte 671 kilogramë kanabis nuk e përfundoi transportin e lëndës narkotike pasi droga iu gjet nga policia në Karaburun.
Ai e kishte ndarë drogën në disa çanta dhe për ta transportuar drejt depove të Valanidhit kishte përdorur disa mushka. Ato ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes.
I riu Benardo Nezhaj nga Orikumi u arrestua nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në zonë ende vijojnë kontrollet për të kapur bashkëpunëtorë të tjerë në këtë trafik droge.
Operacioni nisi që prej të hënës dhe u krye nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force. Në Karaburun, policia ka sekuestruar edhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastike./abcnews.al