Gareth Bale është goditja e madhe e Tottenham në merkato. Uellsiani i dha fund aventurës 7-vjeçare me Real Madrid, aty ku fitoi 13 trofe, ku bien në sy katër kupat e Champions League.
31-vjeçari u huazua tek klubi i Premier League dhe po pret me padurim debutimin me ekipin ku u bë i famshëm. Diçka e tillë nuk ka ndodhur akoma si pasojë e një dëmtimi në gju.
Gjithsesi, Telegraph raporton se Bale ka lënë pas shqetësimet fizike, është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Jose Mourinhon për sfidën e kampionatit ndaj West Ham (18 tetor). /abcnews.al

