Mesazh i qartë për Conten, Eriksen: Nuk dua ta kaloj vjeshtën në stol

schedule16:36 - 9 Tetor, 2020

schedule 16:36 - 9 Tetor, 2020

Christian Eriksen nuk është një lojtar stoli dhe e thotë troç diçka të tillë nga grumbullimi me Danimarkën, aty ku po përgatitet për sfidat e Nations League ndaj Islandës dhe Anglisë. 28-vjeçari i Interit prek disa tema, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Antonio Conte.

Sigurisht që nuk kam ndërmend të qëndroj në pankinë gjatë gjithë vjeshtës. Ky nuk është qëllimi im, shpresoj të mos jetë as qëllimi i klubit apo trajnerit. Pas ndeshjeve të kombëtares fillon edhe Champions League, kështu që na presin shumë ndeshje për të luajtur.

Jam i sigurt që do të kem minutat e mia. Ndodhem në një pikë ku nuk e kam gjetur vetën më parë në karrierë. E nisa shumë mirë aventurën me Interin në janar, u përpoqa të tregoj menjëherë cilësitë e mia. Më pas shpërtheu pandemia dhe gjërat morën për keq.

Tifozët presin që unë të jem deciziv në çdo ndeshje, por nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ky është shkaku pse njerëzit jashtë Italisë më shohin me një sy ndryshe tani. Nuk ka rëndësi mosha, mund të jesh 20, 28 apo 30 vjeç dhe gjithmonë është e pakëndshme të qëndrosh në pankinë.

Merkato? Agjenti im nuk më ka thënë asgjë në lidhje me këtë temë. Shkrimet në gazeta nuk më bëjnë më përshtypje, jam mësuar tashmë. Nuk ka pasur asgjë konkrete“, përfundon mesfushori i ekipit zikaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!