SPAK ka finalizuar hetimet në lidhje përfshirjen e Blendi Tetës në vrasjen e Santjago Malkos më datë 27 gusht të 2019-ës në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se tashmë dosja është dërguar në gjykatë, ndërsa prokuroria ka si të dyshuar kryesore klanin Duka në Tiranë.
Dyshohet se Teta pati rol në mbajtjen nën vëzhgim të Malkos dhe fshehjes së gjurmëve të autorëve.
Lexo edhe: Po ndiqej prej muajsh, pistoleta gati për të qëlluar: Si u kap “gafil” Ilir Selmani tek “Xhamlliku” në Tiranë
Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por hetimet më të fundit rezultojnë se, Blendi Teta ka qenë në dijeni për atentatin ndaj Santiago Malkos.
Malko ka lëvizur pasditen e atentatit nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfizë Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë dhe sipas prokurorisë, ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur objektivin nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati.
Lexo edhe: Flet Ilir Selmani: Konfliktet me Ervis Martinajn dhe roli në vrasjen e Santjago Malkos
Gjithashtu edhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim“, “armëmbajtje pa leje” gjithashtu dhe “krijimin e grupit të strukturuar kriminal“.
Prokuroria thekson në dosje se grupi kishte planifikuar deri në detaje ekzekutimin e ish-policit. /abcnews.al