Një 32-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 32-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga zona e Parkut në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”, u zhvillua operacionin antidrogë të koduar “Street”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e Ardian Bylykut në rrugën “Muhamet Gjollesha”, policia ka gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. s.b/abcnews.al/

