Adama Traore debutoi mbrëmjen e së mërkurës me kombëtaren e Spanjës në miqësoren ndaj Portugalisë (0-0). Ylli i Wolves në Premier League, i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës, ka folur rreth takimit me Ansu Fati dhe mundësisë për t’u rikthyer në “Camp Nou”.
24-vjeçari i krahut të majtë të sulmit, në konferencën e sotme për shtypin, tregon objektivin e vetëm që ka për momentin, teksa pranon se është kënaqur shumë me Ansu Fati, talentin e Barçës dhe shokun e tij të ngushtë.
“Sa bukur të takohesha përsëri me Ansu Fati. U kënaqem me muhabet, biseduam edhe rreth kohës që kemi kaluar së bashku te Barcelona, por nuk e prekëm temën e rikthimit tim te katalanasit. Unë kam vetëm një objektiv: të përmirësohem dita ditës“, deklaron Traore. /abcnews.al